Ganiu dhe Bunjaku inspektojnë punimet përreth stadiumit të Shkupit

Shkup, 5 maj – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në shoqërim me drejtorin sportiv të Fc Shkupi, Omer Bunjaku kanë inspektuar nga afër punimet që po realizohen për regullimin e shtigjeve përreth stadiumit të Çairit.

Këto punime kanë filluar pas vizitës së delegacionit të UEFA-s dhe kërkesave të përfaqësuesve të saj për plotësimin e kushteve për zhvillimin e ndeshjeve evropiane në këtë stadium.

“Dua të ritheksojë se gjithmonë jemi të gatshëm të ndihmojmë klubin tonë të zemrës FC Shkupi për të vazhduar rrugën e sukseseve edhe më të mëdha në ndeshjet e ardhshme të kampionatit evropian”, shprehet Ganiu./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/539675147512392