Kaevski i LSDM-së: Shumica parlamentare është stabile, zgjedhjet do të jenë në vitin 2024
Shkup, 5 maj – Zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së Darko Kaevski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se shumica parlamentare është stabile dhe se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024.
Sipas Kaevskit, LSDM është në anën e qytetarëve dhe sjell reforma dhe ligje të rëndësishme, ndërsa VMRO-DPMNE është në anën e obstruksioneve dhe bllokadave.
Po, kjo që thatë se jemi diametralisht të kundërt, po, ashtu është. Ne jemi në anën e qytetarëve dhe po miratojmë reforma dhe ligje të rëndësishme, ndërsa VMRO-DPMNE është bukfalisht në anën e obstruksioneve, bllokadave dhe dëshiron të dalë përmes pikave të vogla politike dhe të marrë disa pikë politike. Koalicioni është stabil, shumica parlamentare është stabile dhe si rezultat, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në vitin 2024 dhe do të jenë të rregullta”, tha Kaevski në konferencë për shtyp.

