Tasevski: Siguri më e madhe me bashkëpunim më të fuqishëm ndërpolicor
Shkup, 5 maj – Prania e drejtorit ekzekutiv të Europolit dhe drejtorit ekzekutiv për shërbime të policisë së Interpolit dhe përgjigja e fuqishme qartë dhe zëshëm flet për përkushtimin tonë, besimin dhe vendosmërinë në bashkëpunimin rajonal, shkëmbimin e informacioneve policore dhe më e rëndësishme nga të gjitha – besimin e ndërsjellë, theksoi drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) Sasho Tasevski, në Takimin Rajonal të drejtorëve të shërbimeve të policisë nga Ballkani Perëndimor, Republika Helene, Republika e Bullgarisë dhe Republika Italiane, që sot dhe nesër mbahet në Shkup.
Krimi i organizuar, potencoi ai, nuk njeh kufij, i njëjti është në lëvizje të vazhdueshme, ndërsa sigurimi i mjedisit të sigurt dhe të mbrojtur për jetesë për qytetarët tanë mund të realizohet vetëm përmes përforcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit të përbashkët operativ dhe shkëmbimit më të shpejtë dhe më efikas të informacioneve në nivelin bilateral dhe multilateral.
Theksoi se kërcënimet nga krimi janë dukuri të ndryshueshme, dinamike, asimetrike dhe komplekse të cilat, theksoi Tasevski, i tejkalojnë mundësitë për përgjigje efikase dhe mbrojtje nga vetëm një shtet ose një institucion. Pikërisht për këtë, porositi ai, të gjithë ne jemi të hapur dhe të bindur në përparësitë nga bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kur krimit serioz dhe të organizuar.
Sipas tij, intensiteti i bashkëpunimit ndërkombëtar në zbatimin e ligjit dukshëm është përforcuar gjatë disa viteve të fundit, disa forma të bashkëpunimit policor po rezistojnë një kohë të gjatë, ndërsa nevoja për bashkëpunim policor dukshëm është rritur me progresin ekonomik dhe social.
Tasevski ishte i prerë se garantimi i sigurisë së qytetarëve tanë ka qenë dhe do të mbetet prioritet për të gjithë ne.
“Sfidat janë të njëjta, vetëm mënyrat se si do t’i përballojmë po ndryshojnë. Migracioni i paligjshëm, krimi i organizuar, trafiku i armëve, droga, trafikimi i qenieve njerëzore, lufta kundër korrupsionit janë në krye të agjendave të institucioneve që ne drejtojmë”, deklaroi drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike.
Baza për çdo gjë tjetër, edhe në luftën tonë kundër krimit, në marrëdhëniet e ndërsjella dhe funksionimin e përbashkët, tha Tasevski, ishte dhe do të mbetet aftësia për të bashkëpunuar në nivel të barabartë, me synime të përbashkëta, të sjella nga të gjithë ne në procesin e definimit të përbashkët.
Byroja për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kompetencave të saj, realizon bashkëpunim policor me shërbimet e rendit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, përmes të gjitha kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit policor.
Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotë e Interpolit në vitin 1993, ne jemi pjesë e Qendrës për bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjit në Evropën Juglindore, në vitin 2006 filluam aktivitetet për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me EUROPOL dhe më vonë nënshkruam Marrëveshjen për bashkëpunimin operativ dhe strategjik.
Nga pikëpamja formale-juridike, ekzistojnë të gjitha parakushtet për bashkëpunim të qetë dhe shkëmbim të informacionit, por praktikisht, theksoi drejtori i BSP-së, shpesh hasim pengesa të natyrave të ndryshme, të cilat ndikojnë në shkëmbimin e shpejtë dhe të menjëhershëm të informacionit. dhe në interes të ballafaqimit me kërcënimet që prekin interesat jo vetëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit dhe më gjerë.
Duke i falënderuar për praninë e tyre, veçanërisht pasi për herë të parë në historinë e re, siç tha Tasevski, do të kemi nderin t’ju mirëpresim në festën e Ditës së Policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai falënderoi kolegët e tij dhe në përgjithësi për projektin “Lufta kundër krimit serioz në Ballkanin Perëndimor IPA 2019” të cilët ndihmuan në mbajtjen e kësaj konference kryesisht për fleksibilitetin dhe hapjen e tyre për bashkëpunim.

