Huracan GT3 EVO 2 është vetura e re garash e Lamborghini

Lamborghini ka prezantuar zyrtarisht veturën e re të garave, Huracan GT3 EVO2.

Gjërat janë të kundërta në këtë rast, sepse teknologjia e veturave të garave zakonisht përdoret për të përmirësuar superveturat rrugore më të shpejta, por këtë herë Lamborghini shkoi në drejtim të kundërt.

Tavani i çatisë dhe pendët e pasme që paraqiten në veturën e re të garave GT3 EVO2 janë marrë nga modeli i shkëlqyer rrugor Huracan STO. Lamborghini thotë se janë duke zëvendësuar hyrjet anësore të ajrit dhe se po e drejtojnë ajrin direkt në motorin atmosferik V10.

GT3 EVO2 është në fakt gjenerata e tretë Huracan me specifikimet GT3, dhe vetura e re përmban sistemin e sipërpërmendur të marrjes, komponentët e rinj aerodinamikë dhe teknologjinë e sigurisë për të përmbushur rregullat teknike të FIA-s.