Ministri Sali takon ambasadorin kinez, Zhang Zuo
Shkup, 4 maj – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot realizoi takim me ambasadorin kinez në vend, Zhang Zuo. Republika e Kinës gjithnjë ka qenë e gatshme për të ndihmuar nevojat shëndetësore në RMV, informon Zhurnal.
Mes dy palëve është diskutuar përshpejtimi i shërbimit të automjeteve për ndihmë të shpejtë, me 30 automjete të reja.
“Në takimin e sotëm u diskutua për përshpejtimin e shërbimit të automjeteve të ndihmës së shpejtë me 30 vetura të reja, si mbështetje dhe ambasadori Syo theksoi angazhimin për ardhjen e tyre sa më shpejt.
Me këtë rast, falënderova ambasadorin Zhang Zuo dhe popullin e Republikës Popullore të Kinës si mbështetësit tanë të mëdhenj në trajtimin e pandemisë së COVID-19 .
Në takim u ra dakord që të përforcohet kuadri në Qendrën për Mjekësi Tradicionale Kineze në Shtip”, është shprehur ministri Sali./Zhurnal.mk

