Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

Morinë, 14 qershor medial.mk/ – Gjatë sezonit veror, kur lëvizjet në pikat kufitare janë të shtuara, punonjësit e Doganave do të jenë më të shumtë në numër dhe me orar më të zgjatur pune për të mundësuar kalim sa më të shpejtë të mjeteve.

“Kemi vendosur shërbime të përforcuara, do të ketë punonjës shtesë kur ka fluks të shtuar udhëtarësh ose mallrash, që të përgjigjen për një lëvizje dhe qarkullim më të shpejtë. Po ashtu janë shtuar edhe orët e punës, doganierët vendosen në orë të zgjatura për tu përgjigjur aty ku ka fluks të shtuar udhëtarësh. Si shembull përmend Qafë Botën, që bashkë nme autoritetet greke, kemi zgjatur orarin e punës për doganierët”, tha Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave

Duke u ndalur te koha që kërkon zhdoganimi i mallrave, drejtori i Përgjitshshëm i Doganave, në një intervistë për Vizion Plus, shpjegoi se maksimumi i pritjes për operatorët ekonomikë është rreth 8 orë, në varësi të riskut që paraqitet.

“Kalimi kufitar i mallrave ka tre nivele rreziku, kanali i kuq, jeshil dhe i verdhë. Në kanalin jeshi9l janë kompanitë që janë shumë të rregullta me procedurën doganore, kalojnë traun brenda 20 minutave. Kanali i verdhë nënkupton që bëhet një kontroll i dokumenteve për mallrat e deklaruara, kjo bëhet zakonisht për 50-60 minuta. Në kanalin e kuq janë ata që paraqesin një risk të shtuar, kompani ose që sapo kanë filluar të ndërveprojnë me administratën doganore, ose kanë pasur probleme me deklarimet e mëparashme dhe këtu bëjmë edhe një kontroll fizik. Në këtë rast është 500-550 minuta kontrolli në doganë sepse duhet të bëhet edhe kontrolli fizik i mallit që është në mjet, nëse përputhet me dokumentet”, tha Beja.

Në këtë periudhë me fluks turistik, synimi i doganave është që koha e pritjes për mjetet private të reduktohet në më pak se 2 minuta, ndërsa për kroçerat në më pak se 20 minuta.

Leave a Reply