Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Teheran, 01 qershor, medial.mk/ – Autoritetet gjyqësore në Iran kanë ekzekutuar dy persona të tjerë në lidhje me kryengritjen e janarit, njoftoi sot agjencia e lajmeve “Mizan”, e lidhur me gjyqësorin.

Mehdad Mohammadi-Nia dhe Ashkan Maleki ishin dënuar për vepra që përfshijnë edhe zjarrvënien ndaj një xhamie gjatë protestave masive.

Sipas raportit, dënimet u ekzekutuan sot në mëngjes.

Deri më tani, mbi 12 ekzekutime janë kryer në lidhje me protestat që nisën në fund të dhjetorit, të nxitura fillimisht nga kriza ekonomike dhe që u shndërruan shpejt në demonstrata kundër udhëheqjes autoritare të vendit.

Autoritetet i shtypën protestat me forcë, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut akuzojnë Teheranin, se po përdor dënimin me vdekje, si mjet frikësimi dhe represioni.

Leave a Reply