Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore
Prishtinë, 01 qershor, medial.mk/ – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit në Facebook, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026.
“Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore”, thotë Ministria.
Ndërkohë, 20 mijë maturantë do i nënshtrohen testit parauniversitar.

