Parashikimi i motit për ditën e hënë

Prishtinë, 01 qershor, medial.mk/ – Të hënën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Gjatë ditës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të zhvillohen dhe vende-vende të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26 dhe 29°C, ndërkohë era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Leave a Reply