Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Shkup, 19 maj medial.mk/ – Dje në orën 17:30 në SPB Shkup, nga Qendra Urgjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup është denoncuar se tek ata është sjellë me lëndime të rënda trupore S.J.T.(33) nga Shkupi.
Siç thuhet në buletinin e policisë dhe sipas raportimit, ajo i ka marrë lëndimet rreth orës 13:30 në vendin e saj të punës në Spitalin Gjinekologjik-Akushistik “Çair” në Shkup, pas një rënieje nga shkallët.
Për rastin është njoftuar inspektori i punës.

