Mickoski nuk përjashton zgjerimin e koalicionit qeveritar me parti të tjera
Shkup, 07 Maj, medial.mk/ – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk e përjashton mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar e parti të tjera muajin e ardhshëm, raporton medial.mk/
“Gjithçka është e mundur, po”, tha ai sot i pyetur nga gazetarët nëse është e mundur që partitë tjera t’i bashkohen partnerëve të koalicionit të tij qeveritar.
Mbetet enigmë se për cilat parti të tjera ai mendoi në përgjegjen e tij.
Ai tha se aktuaisht po zhvillohen negociata me partnerët e tashëm në qeveri për ndryshimet e pritshme në qershor.
“Ne, si koalicion i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas mendimit tim, do të dalim me qëndrimin tonë në ato negociata, dhe ky qëndrim është kryesisht për shkak të analizave tona. Do të donim të dëgjonim edhe qëndrimet e partnerëve të tjerë të koalicionit dhe shpresoj se si koalicion strategjik do të vazhdojmë ta udhëheqim me sukses Qeverinë e Maqedonisë”, tha Mickoski.
Para tre ditësh, Kryetari i Lëvizjes Shqiptare, Ziadin Sela, shpalosi çështjet për të cilat ai tha se do të ishte i gatshëm të bisedonte me pjesëtarët e qeverisë për të arritur marrëveshtje për hyrje eventuale në koalicionin qeveritar.
Në një intervistë për pollogu.news, Sela renditi kushtet të cilat do të duhej pajtuar për një hap të këtilla eventual, dhe ne krye të këtyre kërkesave të tij figuron futja e parimit të Badenterit, përkatësisht shumica e dyfishtë në vendim-marrjen brenda Gjykatës Kushtetuese.
“Sa i përket temës tjetër që të tjerë flasin të gatshëm për këtë ose për atë, ne kemi kujdes për imazhin tonë. Ne nuk vlerësojmë që në qeveri hyhet për të marrë ministra. Ne vlerësojmë që në qeveri hyhet për të realizu pika programore nga premtimi që u ke dhënë qytetarëve,” tha Sela në një invervistë me pollogu.news i pyetur për rrugëtimin e ardhshëm të tij.
“Ne jemi të interesuar të diskujtojmë për disa tema, siç janë ndryshimet kushtetuese, heqja e 20%, Badenteri në gjykatën kushtetuese, për shkak të pengimit njëherë e përgjithmonë të majorizimit që kishte për tendencë me marrëveshje e Ohrit që të pengohet nëpërmjet parimit të Badenterit . por sot e pamë që me veprimet e fundit që bëri gjykata kushtetuese: balancuesi dhe tendenca për të abrogu disa nene të ligjit për përdorimin e gjuhëve u pa që nuk është kompletuar ideja e pengimit të majorizimit ose mbivotimit nga ana e maqedonve,” tha ai.
Deklarata e Selës vjenë disa pasi që Izet Mexhit i VLEN javën e kaluar tha për TV24 se dera e hapur për hyrjen e partisë së Selës në qeveri.
“Dyert nuk janë të mbyllura, dera është e hapur, nuk ka diçka serioze të bisedimeve”, pat thënë Mexhiti në invervistën për median maqedonase. / medial.mk/

