Inflacioni në Prill 1,3%

Shkup, 07 Maj, medial.mk/ – Inflacioni në muajin prill të vitit 2026 është 1.3% krahasuar me muajin paraprak, tha sot enti shtetëror i statistikave.

“Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2026, është 1.3%,” tha entit në një komunikatë për shtyp.

Ka patur rritje të kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 10.1%, Rekracion, sport dhe kulturë për 1.4%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 1.2%, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 0.7%, Veshje dhe këpucë, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme dhe Informacion dhe komunikim për 0.6%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.4%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse, Kujdesi shëndetësor dhe Shërbime për arsim për 0.3%.

Ndërsa rënie së kostos për jetesë ka patur në grupin e mëposhtme Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 0.2%.

Sipas entit, kostoja e jetesës në grupin Sigurim dhe shërbime financiare, mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Indeksi i kostos për jetesë në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2025, shënoi rritje prej 5.7%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 5.0%. / medial.mk/

Leave a Reply