Komuna e Çairit në aksion për lirimin e vendparkingjeve
Shkup, 07 Maj, medial.mk/ – Autoritetet komunale të Çair-it sot kanë nisur lirimin e vendparkingjeve, ka njoftuar kështu kryetari i Komunës Izet Mexhiti.
“Po lirojmë 200 vendparkingje në Çair, po e bëjmë komunën tonë më të pastër,” ka njoftuar Mexhiti përmes Facebook.
Mexhiti ka plasuar edhe një video të fillimit të aksionit për largimin e veturave të parkuara në mënyrë ilegale, një pjesë e të cilave nga videoja shihet se janë të parkuara nëpër trotuare dhe parqet e komunës dhe janë jo funksionale.
https://www.facebook.com/reel/1470998208091096

