8 të vdekur dhe 50 të plagosur nga shpërthimi i cisternës
Këto janë momentet tragjike të shpërthimit të cisterne gazi në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Bilanci është i rëndë, 8 viktima dhe të paktën 50 të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në lagjen lindore Boksburg. Ky filmim tregon momentet pak sekonda para ngjarjes, kur kamioni cisternë u bllokua në një nënkalim rrugor pasi lartësia e urës ishte më e ulët se mjetit. Kjo shkaktoi çarjen e cisternës, rrjedhjen e gazit e më pas shpërthimin tragjik.
“Ishte si shpërthim bombe”, thotë një dëshmitar.
“Mendova mos ishte ndonjë tërmet me magnitudë 6.5”, shprehet një tjetër.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi dhjetëra automjete e ndërtesa që ndodhen në zonë.