7 Maji – Dita e policisë, Nuhiu: Rikujtojmë 10 të arriturat si vlera për shqiptarët në rradhët e MPB-së

Shkup, 7 Maj – Sot, me rastin e shënimit të 7 Majit – Ditës së policisë, ish zëvendësministri i MPB-së njëkohësisht tashmë i Drejtësisë, Agim Nuhiu ka rikujtuar 10 të arriturat si vlera për shqiptarët në rradhët e MPB-së.

Sot, kur shënohet Dita e policisë së shtetit ne po kujtojmë vetëm 10 nga të arriturat si vlera të shqiptarëve që i implementuam me sukses:

  • Arrihet mbi 2.500 numri i zyrtarëve shqiptarë;
  • Emërohen sipas komponentave të Vettingut udhëheqësit e policisë në Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Manastir, etj.;
  • Nënshkruhen Aktet për përdorimin e gjuhës shqipe në emblemat e policisë;
  • Vendosen mbi 50 tabela në shqip që nga stacionet e kryeqytetit e deri në Krushevë;
  • Vëhen në përdorim mbi 500 vula në shqip;
  • Mundësohet kalimi i kufirit Kosovë – Maqedoni me letërnjoftime biometrike dhe njohja reciproke e patent shoferëve Kosovë – Maqedoni;
  • Themelohen stacionet bazë për nxjerrjen e pasaportave dhe letërnjoftimeve në Zajas dhe Tearcë;
  • Mundësohet përkujdesje ndaj qytetarëve të Maqedonisë që pushojnë në bregdetin shqiptar nga ana e policisë së shtetit tonë;
  • Hapet kufiri sezonal në vijë ujore Ohër – Pogradec;
  • Arrihet mbi 13.000 numri i shqiptarëve që fituan shtetësinë e vendit;

Gëzuar Ditën e Policisë së Shtetit!

https://www.facebook.com/photo?fbid=5123846311035658&set=pcb.5123846554368967