695 shoferë të sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë
Shkup, 12 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer dje kontroll të intensifikuar aksional në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ku janë sanksionuar 695 shoferë.
Siç njoftoi MPB-ja, 38 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe pesë automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 376 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 319 jashtë vendbanimeve.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim