6/10 të rinjë do të iknin nga Maqedonia, 8/10 nuk kanë shpresa për ndryshim

Shkup, 16 maj – Pothuajse gjashtë në 10 të rinjë, nëse kanë mundësi, do të shpërnguleshin nga shtetit, ndërsa rreth 29 për qind nuk do të shpërnguleshin. Pothuajse tetë në 10 të rinjë, mendojnë se nuk mund të ndikojnë në mënyrën sesi punon Qeveria, në fakt nuk ka shpresë për ndryshim, tregon hulumtimi i Fondacionit për demokraci “Uestminster”.

Siç deklaroi Rita Behadini, kryetare e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, duke prezantuar raportin para fillimit të ngjarjes “Pjesëmarrja socio-politike e të rinjve”, nëse vendosin të largohen, vetëm tetë për qind e të rinjve deklaruan se me siguri do të ktheheshin në vend.

“Kjo do të thotë se nuk bëhet fjalë për pagë më të lartë dhe për më shumë para, por për standard më të mirë jetësor. Fatkeqësisht, pothuajse tetë në 10 persona mendojnë se nuk mund të ndikojnë në mënyrën në të cilën punon Qeveria, dhe kjo do të thotë se nuk kanë shpresë për ndryshim. Nëse me të vërtet duam ndryshim, duhet të gjejmë mekanizma si të rinjët të merren seriozisht dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes. Veçanërisht të gjendet mënyrë të motivohen vajzat, për të qenë pjesë e ndryshimit”, theksoi Behadini.

Sipas saj, të rinjtë mendojnë se nëse bëhen pjesë e një partie politike, tutje nuk mund të gjejnë punë jashtë partisë dhe kjo nuk është stereotip.

“Nëse me të vërtetë duam ndryshim, duhet të rinjtë të marrin pjesë në politikë dhe të jenë pjesë e partive politike, për atë se vetëm ata e dinë për çfarë kanë nevojë”, tha Behadini,

Në panel diskutimin në korniza të ngjarjes, pritet të ketë paraqitje edhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski.