5 kryeqytete europiane që mund ti vizitoni me pak para

Kur keni një buxhet të reduktuar vendet si Paris, Londër janë tepër të kushtueshme. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të shihni vende edhe më të bukura me më pak lekë.

1-BUDAPEST, HUNGARI: Ky vend është i njohur për burimet e saj termike dhe vendet e bukura që mund të shihni në qytet. Gjithashtu mos i shmangni pazaret e mëdha pasi mund të blini gjëra vërtet të bukura me pak para.

2-TALLINN, ESTONI: Këtu do të gjeni një gamë të gjerë të theksimeve kulturore duke përfshirë ndërtesat mesjetare të ruajtura në mënyrë mbresëlënëse dhe Portin Seaplane. Qyteti i Vjetër, rrugët e ngushta të mbushura me restorante dhe dyqane janë shumë të bukura për t’u vizituar. Këtu mund të merrni edhe një biçikletë me qera dhe do të shihni të gjithë qytetin me një kosto shumë të ulët.

3-LJUBLJANË, SLLOVENI: Ky kryeqytet u shpall në 2016 edhe si më i gjelbri në Europë dhe është i njohur për ndërgjegjësimin e saj mjedisor. Ky destinacion është një vend piktoresk e rrethuar nga arkitektura e veçantë dhe bukuria natyrore.

4-PRAGA, REPUBLIKA ÇEKE: Kështjella, ura të këndshëm, katedrale gotike dhe ndërtesa mesjetare janë unike. Përveç peizazhit fantastik, këtu edhe ushqimi është i lirë dhe i shijshëm.

5-BRUKSEL, BELGJIK: Brukseli është i përballueshëm me tren. Pallati i Madh është ndër sheshet më madhështore mesjetare në Europë. Plus, ju mund të hani si mbretër në një buxhet të vogël. Çokollatat janë kudo.