48 gjoba për ngasje të shpejtë të automjeteve në Shkup
Shkup, 26 prill – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 71 masa, ndër të cilat për tejkalim të shpejtësisë 48 sanksione, nëntë masa për vozitje pa patentë shoferi, dy sanksione për vozitje nën ndikim të alkoolit…
“Kontrollet në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njoftoi MPB.

