473 raste të reja me Covid, 3 viktima dhe 513 të shëruar

Shkup, 19 gusht – Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1131 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 473 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 204 raste, në Manastir 37, Ohër 31, Kumanovë 21, Strumicë 20, Kavadar 17, Prilep 16, Koçan 14, Veles dhe Kërçovë nga 12, Tetovë dhe Gjevgjeli nga 11, Shtip 9, Negotinë 7, Radovish 6, Strugë, Resnje, Sveti Nikollë dhe Berovë nga 5, Gostivar, Dellçevë dhe Vinicë nga 4, Kriva Pallankë dhe Kratovë nga 3, Demir Kapi 2, Dibër, Bogdanc, Krushev, Demir Hisar dhe Pehçevë nga 1.

Nga ana tjetër janë regjistruar 513 pacientë të shëruar ndërsa tre pacientë kanë vdekur si pasojë e Covid. Bëhet fjalë për pacient 76 vjeç nga Shkupi, 70 vjeç nga Ohri dhe 93 vjeç nga Prilepi.

Rastet aktive për momentin shënojnë 3440./Zhurnal.mk