43 vjeçari me motor “Ducatti” godet plakun 82 vjeç, e bën për spital
Shkup, 11 tetor – Sot në ora 10:00 në Shkup në rrugën Kiril dhe Metodi, një motor “Ducatti” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.T (43), ka goditur një këmbësor S.M (82 vjeç) nga Shkupi, informon Zhurnal.
Plaku S.M ka përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Nënë Tereza./Zhurnal.mk

