37 vjeçari nga Velesi bleu celularë me kartmonedha të falsifikuara

Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër M.I. (37) nga Velesi, për vepër penale të kryer “mashtrim” sipas nenit 247 paragrafi 1 dhe veprës penale “falsifikim i të hollave” sipas nenit 268 paragrafi 1 të Kodit Penal.

I denoncuari gjatë muajit mars të vitit 2021, pasi ka marrë 12 kartëmonedha të falsifikuara në apoenë prej 100 eurove, i ka përdorur në dy raste, duke i lëshuar në qarkullim gjatë blerjes së telefonave celularë, ne të cilën i ka mashtruar dy pronarë të telefonave celularë. Të cilët i kanë shpallur telefonat celularë për shitje, të cilëve M.I. të njëjtit ua ka paguar me kartëmonedha të falsifikuara.