315 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë
Policia gjatë ditës së djeshme në tërë territorin e vndit ka sanksionuar gjithsej 315 shoferë, të gjithë për ngasje të shpejtë. 22 prej tyre kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50/h mbi të lejuarën, ndërsa 3 prej tyre madje 70/km/h mbi të lejuarën, informon Zhurnal.
166 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar ndërsa 149 jashtë vendbanimeve.
MPB njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë edhe ditët në vijim./Zhurnal.mk

