30 vjeçari nga Tetova sulmon fqiun 76 vjeç për një vendparkim

SPB Tetovë njofton se një 30 vjeçar nga Tetova ka sulmuar fqinjin e tij 76 vjeç për një vendparkim, informon Zhurnal.
Ngjarja ka ndodhur dje në ora 11:10 në Tetovë. 76 vjeçari S.A ka denoncuar rastin në polici duke sqaruar se është sulmuar nga fqinji i tij M.S (30) përshkak keqkuptmieve për një vendparkim.
Kundër 30 vjeçarit do të ngritet kalëzim adekuat penal./Zhurnal.mk