3.385 azerbajxhanas viktima të minave të vendosura nga Armenia

Asistenti i Presidentit të Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, tha se 3.385 azerbajxhanas që nga viti 1991 e deri më tani kanë humbur jetën nga minat e vendosura nga Armenia, transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hajiyev ndau informacione lidhur me viktimat e shkaktuara nga minat e vendosura nga Armenia në tokat e Azerbajxhanit gjatë periudhës së pushtimit të tokave të Azerbajxhanit dhe pas Luftës së Dytë të Karabakut.

Si pasojë e minave të shpërthyera që Armenia ka vendosur, sipas Hajiyevit, nga 10 nëntori 2020, kur përfundoi Lufta e Dytë e Karabakut, e deri më tani, jetën kanë humbur 55 azerbajxhanas, kurse janë plagosur 251 të tjerë.

Ai tha se 42 prej viktimave janë civilë, ndërsa 13 ushtarë.

“Po i ndaj shifrat e tmerrshme të politikës së terrorit të minimit sistematik dhe të qëllimshëm të Armenisë kundër Azerbajxhanit. Nga 1991 e deri më sot, 3.385 azerbajxhanas ishin viktima të minave të vendosura nga Armenia. Armenia dhe regjimi i paligjshëm kukull i juntës vazhdojnë të vendosin mina të prodhuara në Armeni rreth gjithë ‘zonës gri'”, shkroi ai.