291 shoferë të gjobitur për vozitje të shpejtë në tërë shtetin
Shkup, 5 shtator – Gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 291 shoferë.
Prej tyre, njoftoi sot MPB-ja, 23 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 131 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 160 jashtë qytetit.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

