220 shoferë të sanksionuar në Shkup

Shkup, 22 gusht – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 220 masa në kontrollin e veprimit në zonën e komunikacionit. Prej tyre janë 76 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 46 masa për drejtim mjeti pa leje drejtimi, 20 për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshem, janë shqiptuar pesë masa për përdorimin e celularit, gjashtë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 13 sanksione për automjete të paregjistruara, shtatë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

“Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.