216 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 12 maj – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 216 shoferë.

Prej tyre, informojnë sot nga MPB shtatë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 104 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 112 jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, theksojnë nga MPB.