208 shoferë të gjobitur në komunikacion

Shkup, 9 gusht – Në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese të policisë, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 208 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 74 sanksione, 16 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa 21 për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Sipas MPB-së, janë shqiptuar edhe tri masa për shfrytëzim të celularit, shtatë për vetura të paregjistruara, 54 kundërvajtje të cilat i bënë vozitësit e motoçikletave…
“Aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion vazhdojnë. Qytetarët t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bën thirrje MPB.