202 shoferë të sanksionuar për ngasje të shpejtë

Shkup, 18 maj – Policia gjatë kontrollit të përforcuar të veprimit në territorin e shtetit gjatë ditës së djeshme ka sanksionuar 202 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara nga të cilët 104 e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 98 jashtë vendit të banuar, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga automjetet e sanksionuara, gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi prej mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

MPB-ja informon se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të veprimit edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.