200 shoferë të dënuar për ngasje të shpejtë të veturës

Shkup, 17 mars – Pas kontrollit të kryer, Ministria e Punëve të Brendshme dje në territorin e mbarë vendit sanksionoi 200 vozitës, për shkak të vozitjes me shpejtësi mbi të lejuarën.

Siç informojnë nga Ministria, prej tyre tre automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Me atë rast, 116 vozitës e tejkaluan shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 84 jashtë vendit të banuar.

U bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat e trafikut me qëllim për rrugë më të sigurta.