180 sanksione në komunikacion

Shkup, 30 gusht – Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 shkelje në trafik prej të cilëve 105 për drejtim të shpejtë të automjetit.
“Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve në trafik, për drejtim të automjetit nga shpejtësia e lejuar janë shqiptuar 105 sanksione, 17 për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 25 për drejtim nën ndikim të alkoolit, katër për përdorim të celularit, një për kalim në dritë të kuqe, nëntë për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe janë shqiptuar nënë gjoba për parkim të parregullt”, kumtoi sot MPB-ja.
Nga Ministria theksojnë se kontrollet në trafik vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme edhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat për një trafik më të sigurt. a