176 të sanksionuar për ngasje të shpejtë

Shkup, 1 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme gjatë zbatimit të kontrollit të përforcuar aksional në territorin e të gjithë shtetit janë shqiptuar 176 masa për ngasje të shpejtë.

Siç theksohet nga MPB-ja, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar, dhe dy vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu që, 50 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend jo të banuar dhe 127 në vend të banuar.

Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.