150 shoferë të gjobitur dje në Shkup, 21 nuk kishin fare patent shoferi

Në territorin e Shkupit, dje nën kontrollin e policisë janë gjobitur 150 vozitës, prej tyre 21 për mos pasjen e patentë shoferit.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar 19 sanksione për drejtim mjeti me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 15 për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë gjoba për përdorim të celularit, 8 për automjete të paregjistruara, katër për automjete me defekte teknike në transportin publik, tre sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë për kalim në semafor të kuq.

MPB bën me dije se kontrollet e intensifikuara aksionare të policisë do të vazhdojnë dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor për të rritur sigurinë në komunikacion.