150 gjoba për ngasje të shpejtë

Shkup, 5 tetor – Në kuadër të kontrollit të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, policia ka sanksionuar 150 shoferë.

Gjashtë prej tyre e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre me mbi 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Në të njëjtën kohë, 52 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, 98 jashtë vendeve të banuara.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB-ja.