143 shoferë të sanksionuar në Shkup, 33 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 17 gusht – Në territorin Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 143 masa, mes të cilave për tejkalim të shpejtësisë së lejuar 33 sanksione, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, kumtoi MPB-ja.

Pesë masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, nëntë sanksione për mosrespektim të përparësisë së kalimit, gjashtë masa për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq)….

Vazhdojnë kontrollet e përforcuara.