131 shoferë të gjobitur për ngasje të shpejtë

Shkup, 22 shtator – Gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e shtetit janë shqiptuar gjithsej 131 sanksione për ngasje të shpejtë. Katër prej shoferëve të gjobitur kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50km/h nga e lejuara ndërsa tre prej tyre madje 70km/h mbi të lejuarën, informon Zhurnal.

MPB njofton se këto aksione të përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe më tej me qëllim për të siguruar rrugë më të sigurta./Zhurnal.mk