126 shoferë të sanksionuar për ngasje të shpejtë të veturës

Shkup, 11 maj – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 126 shoferë.

Prej tyre, informuan sot nga MPB, nëntë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 36 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 90 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.