Zyrtare: Liverpool dhe Coca-Cola nënshkruajnë marrëveshje partneriteti

Liverpool ka njoftuar për marrëveshjen me Coca-Cola.

Liverpool dhe Coca-Cola kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjate, duke ju ofruar tifozëve çmime promocionale dhe produkte të prodhimeve të limituara në ditët e ndeshjes.

“Ne jemi të lumtur të kemi Coca-Cola në familjen tonë, si partner zyrtar”, ka thënë Ben Latty, drejtor i ‘Reds’.

“Ne jemi vërtetë të entuziazmuar të rrisim këtë partneritet”, shtoi ai.

Marrëveshje me Coca-Cola ka arritur edhe Tottenham Hotspur.