Zyrtare: Kujdes kur sulmoni një mjek, gazetar apo avokat, mund të dënoheni me burg
Shkup, 14 shkurt – Sulmet dhe kërcënimet mbi avokatët, punonjësit shëndetësor dhe mbi gazetarët, prej tani do të trajtohen si sulm mbi persona zyrtarë. Kështu e parasheh kodi i ri penal, i cili pas dy viteve në sirtaret e Kuvendit, mezi u votua gjatë ditës së djeshme, informon Zhurnal.
Kjo do të thotë se nëse një gazetar, punonjës shëndetësor apo avokat kërcënohet me jetë, mund të gjobiteni me të holla apo me burg deri në gjashtë muaj. Nëse kërcënimi shkakton frikë apo pasiguri, dënimi mund të arrijë deri në një vit. Nëse bëhet fjalë për dhunë mbi kësaj grupe të njerëzzve, dënimi është nga tre muaj deri në tre vite.
“Me dënimin nga ky nen do të dënohet ai që veprën do ta kryejë mbi person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, avokat, mjek apo tjetër punonjës shëndetësor, gazetar apo tjetër punonjës mediatik ose person tjetër që kryen funksion me interes publik gjatë kryerjes së detyrave profesionale ose lidhur me kryerjen e detyrave profesionale që i ndërmer në korniza të kompetenave ose mbi më tepër persona”, thuhet në ndryshimin e ligjit.
Në kodin penal janë paraparë edhe dënime për kërcënime publike për vepra penale në internet të cilat janë të nxitura nga çfarëdo lloj diskriminimi.
Drejtësinë për këto kërcënime, avokatët, gazetarët, kameramanët, mjekët dhe infermieret do të duhet ta kërkojnë përmes padisë private penale.
Ndryshe, vitin e kaluar u rrit ndjeshëm numri i sulmeve fizike ndaj punonjësve mediatik dhe atyre medicinal./Zhurnal.mk

