Zyrtare: Drummond te Bulls, do ta ketë numrin 3

Andre Drummond do ta vazhdojë karrierën e tij me skuadrën e Chicago Bulls.

Skuadra e Bulls përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar bashkëpunimin me qendrën Drummond.

Bulls bëjnë të ditur se basketbollisti do ta ketë fanellën me numrin 3.

Sezonin e kaluar, Drummond luajti me fanellën e Brooklyn Nets por nuk pati suksese me klubin.

Basketbollisti shquhet për numrin e madh të kërcimeve në tabelë. Ai pritet të mbulojë hapësira të shumta në trapezin e Bulls.