Zyrtare: Barcelona e blindon Araujon me një klauzolë të ‘çmendur’

Barcelona ka konfirmuar se ka mbyllur marrëveshjen me Ronald Araujon për rinovimin e kontratës.

Klubi katalunas dhe mbrojtësi ka kohë që kishin filluar bisedimet për rinovimin e marrëveshjes së vjetër.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Blaugranasit bënë të ditur se Araujo ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

“FC Barcelona dhe lojtari Ronald Araujo kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2026 . Klauzola e blerjes e përcaktuar është vendosur në 1 miliard euro”.

“Nënshkrimi i kontratës së re do të bëhet të premten më 29 prill në orën 13:30 në fushë në Camp Nou”, thuhet mes tjerash në komunikatën e tyre.