Zyrtare: Abraham kompleton kalimin te Roma

Roma ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Tammy Abraham prej 40 milionë eurosh nga Chelsea.

Giallorossët kanë zëvendësuar Edin Dzekon, i cili u transferua në Inter, me 23-vjeçarin anglez, i cili nënshkroi një marrëveshje deri në qershor të vitit 2026 me La Lupa.

Abraham është larguar nga Chelsea pas 82 paraqitjesh konkurruese, duke kontribuar me 30 gola dhe 12 asistime në këtë proces, dhe Roma do të paguajë 40 milionë euro përfshirë bonuset dhe një përqindje të një shitjeje të ardhshme.

“AS Roma është e kënaqur që është në gjendje të konfirmojë nënshkrimin e reprezentuesit anglez Tammy Abraham”, thuhet në komunikatë.

“Abraham i bashkohet klubit nga Chelsea – me të cilin ai fitoi Ligën e Kampionëve në fillim të këtij viti – për një tarifë prej 40 milionë eurosh”.

“Abrahami, ndërkohë, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin që zgjat deri më 30 qershor 2026”, thuhet më tej.