Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës thotë se po heton mbi 7 mijë krime të luftës të kryera nga Rusia

Zyra e Kryeprokurorit në Ukrainë ka njoftuar se janë kryer mbi 7 mijë krime lufte nga Rusia.

Kjo zyrë ka specifikuar në detaje numrin e krimeve të kryera – pra janë 7.280 krime lufte që janë raportuar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Këto shifra vijnë në kohën kur Rusia po rifokuson forcat e saj në lindje, pasi dështoi ta pushtojë Kievin dhe vendosi t’i tërheq ato trupa.

Tani Ukraina po bëhet gati për luftime dhe shumë të vrarë në lindje, ku separatistët pro-rusë prej vitesh kanë nën kontroll një pjesë të këtij rajoni.