Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës njofton se 103 fëmijë janë vrarë nga fillimi i pushtimit rus

Kryeprokurorja ukrainase ka njoftuar se 103 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

Madje sipas zyrës së saj, ata çdo ditë përditësojnë të dhënat sa i përket numrit të fëmijëve të vrarë nga ushtria ruse.

Forcat ruse kishin për objektiv mbi 400 shkolla, ku 59 prej tyre janë shkatërruar ka njoftuar kryeprokurorja ukrainase Iryna Venediktova.

E ushtria ukrainase pak çaste më parë ka njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, janë vrarë afro 14 mijë ushtarë rusë.