Zv.ministri Rexhepi priti në takim këshilltarin nga ambasada bullgare Krasemir Dragnev

Sot zv.Ministri për transport dhe lidhje Bekim Rexhepi priti në takim Këshilltarin Ekonomik Krasemir Dragnev nga Ambasada e Republikës të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut.
Në takim, biseduan për projektet kapitale të cilat është duke i realizuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me theks të veçanë në Koridorin 8 gjegjësisht për infrastrukturën hekurudhore si dhe për projekte të tjera infrastrukturore të cilat po realizohen ne vendin tonë.
Gjithashtu shkëmbyen mendime dhe përvojat e të dy shteteve në lidhje me përballjen me sfidat nga Kovid kriza.
Njëheri i shprehëm faleminderim për bashkpunimin e deritanishëm , dhe e veçuam nevojën për intesifikimin e bashkëpunimeve të tilla në periudhën e ardhshme.