Zv/ministri i MPB Nazim Bushi prezent në kërkim të tre anëtarëve rënë në lumin Lepenc

Shkup, 18 qershor – Zëvendësministri i MPB-së i RMV-të, Nazim Bushi prezent në kërkim të tre anëtarëve nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc.

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut. Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi vetura me targa të Kosovës është përmbysur në lum, shkruan zhurnal.mk.

Një 20 vjeçar arriti të shpëtojë i gjallë duke u hedhur nga automjeti, ndërsa kërkimet për tre të tjerë vazhdojnë ende.

Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, njësitet e kërkimit nuk kanë gjetur akoma trupat e tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ka ndodhur të shtunën në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Bllacë-Shkup, ku një veturë me targa nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc.

Në veturë gjendeshin katër anëtarë të një familje, njëri nga ta ka arritur që të dal nga vetura.

MPJD e Kosovës njofton se kërkimet për tre anëtarë e familjes po vazhdojnë, dhe se ende janë pa ndonjë epilog, për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të kaluara.

“Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

“Në vendngjarje ka dalë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, të shoqëruar nga zëvendësministri i brendshëm i RMV Nazim Bushi”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase”.