Zv.ministri Bushi njofton për marjen e vendimeve për 36 administratorë në MPB

Shkup, 28 mars – Zv.ministri i punëve të brendshme, Nazim Bushi, ka njoftuar opinionin se në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, ka filluar faza e parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për nëpunësit administrativ përmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik, informon Zhurnal.

Sot gjatë ditës janë ndarë 36 vendime për nëpunësit administrativ, ndërsa siç bënë të ditur zv.ministri, në afat të shkurtër atyre do t’u bashkohen edhe administratorë të tjerë të cilëve gjithashtu do u jepen vendime

“Edhe pse filtrimi për sistemimin ose pranimin e nënpunësve administrativ është më kompleks, këta nëpunës administrativ sa më shpejt që të jetë e mundur do të nisin me punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në pozicionet e caktuara paraprakisht sipas nivelit të arsimimit të tyre.

Suksese e ju prift e mbara”, është shprehur zv.ministri Bushi.