Zonja e Parë e Ukrainës flet për herë të parë rreth agresionit rus – ajo tregon vuajtjet e grave dhe fëmijëve

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në llogarinë personale në Facebook, ku reflekton atë që ka ndodhur me vendin e saj në dy javët e fundit që nga agresioni rus.

Zelenska është hera e parë që i drejtohet bashkëvendësve dhe opinionit ndërkombëtar teksa ka kritikuar Rusinë.

“Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’ – është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas”, tha Zelenska.

Në letrën e gjatë dhe të shkruar me pasion, ajo shtoi se “Ndoshta më e tmerrshmja dhe më shkatërruese e këtij pushtimi janë viktimat fëmijë. Tetëvjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrkas ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Ose Polina nga Kievi, e cila vdiq gjatë granatimeve ruse së bashku me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej pasi një ambulancë nuk mundi t’i afrohej në kohë për shkak të zjarreve intensive”.

“I porsalinduri i parë i luftës, pa tavanin e betonit të bodrumit, fryma e parë e tyre ishte ajri i acartë i nëntokës dhe u pritën nga një komunitet i bllokuar dhe i terrorizuar. Në këtë pikë, janë disa dhjetëra fëmijë që kurrë nuk kanë njohin paqen në jetën e tyre”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/olenazelenska.official/posts/620712539512660