Zjarri në Budmirc është shuar, fshati është i sigurt
Shkup, 7 gusht – Gjatë natës zjarri në afërsi të fshatit Budimirc pati tempo të ndryshuar dhe tani është shuar, publikoi sot në mëngjes në Fejsbuk drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.
“Nga pozita nga e cila jam duke vëzhguar para meje shoh dy pika në të cilat flakët akoma janë aktive dhe në prapavijë të disa vendeve shoh tym të dendur dhe të fuqishëm. Fshati Budimirc është i sigurt”, shton Angellov në publikim.
Ai paralajmëron se sot në mëngjes janë duke intervenuar dy helikopterë të Maqedonisë dhe dy të Serbisë ndërsa gjatë ditës edhe aeroplani i madh për shuarjen e zjarreve nga Rumania.
“Në luftën kundër zjarrit do të kyçen edhe një numër i madh i zjarrfikësve nga ky rajon, si edhe zjarrfikësit e Sllovenisë, Austrisë dhe Bullgarisë. Krahas tyre marrin pjesë edhe ekipet e Pyjeve Nacionale, pjesëtarë të Armatës dhe Policisë, DMSH, QMK dhe një numër i madh i vullnetarëve të popullatës lokale. Falënderim i madh për të gjithë ata për sakrificën dhe guximin”, thekson Angellov në publikimin në Fejsbuk.